Fshehtësitë nuk i shohim sepse jetojmë me to. Përveç largësisë së madhe, edhe afërsia e madhe na i fsheh gjërat. Duhet ta kesh shumë afër një gjë që të mos mund ta shohësh në tërësinë e saj. Kur dy fytyra afrohen tepër afër njëra-tjetrës, ato më nuk e shohin njëra-tjetrën.

E përzgjedhur

Koha i ndryshon njerëzit por ka njerëz që ndryshojnë kohën
Ka zemra që gjejnë kohë për të gjithë e veç me veten s’takohen



 

Lexo të plotë: "RRUGË TË MBARË!"

Poezi

"Zemra në prani të të dashurit, edhe pse rreh më shpejt, nuk lodhet..." ~ Fatmir Muja



 



 

Lexo të plotë: "QENDRA DHE PERIFERIA" → Të gjitha shkrimet →

Ruh

Një herë njeriut iu dhurua bota.
Një herë  iu tregua sa rrugë i ka toka.
Një herë iu tha të gjitha janë të tuat por asgjë nuk ke.
Një herë erdhi nga dheu për të dëshmuar se ai s’është veç dhé.
Një herë iu mundësua të ngrihet mbi baltën e tij dhe të shikojë përtej vetes në mënyrë që të mbetet vetvetja. Një herë iu zbulua  se ai është vetë jeta. Kjo “një herë” është çasti në të cilin frymojmë tani dhe këtu.

Lexo të plotë: "NJË HERË…" → Të gjitha shkrimet →

Sophia

Kur dogma shndërrohet në ndjenjë dhe ndjenja bëhet pjesë e karakterit, e vetmja gjë që mund të fitosh nga përpjekjet për ta bindur atë që tashmë është në këtë gjendje, është humbja e kohës. Idhulli i lindur dhe i rritur në mendje, tashmë nuk mund të qendrojë në pozicionin fillestar, ashtu siç nuk mund të qëndrojë as fëmija nëntëmuajsh më tutje brenda mitrës, vetëm se dalja e një qenieje të njëjtë nga një qenie e njëjtë quhet lindje ndërsa dalja e një idhulli nga mendja quhet lindje e teokracisë.

Lexo të plotë: "REFLEKTIM MBI PSIKOLOGJINË E TEOKRACISË" → Të gjitha shkrimet →

Mozaik

"Malli i të dashuruarve nuk shuhet me përmendjen e emrave,
Të dashuruarit vdesin nëse nuk jetojnë brenda zemrave." ~ Fatmir Muja



 

Lexo të plotë: "ELIF" → Të gjitha shkrimet →

Sofra

"...delet theren çdo ditë e qengjat për kurban flijohen,
Qentë jetojnë gjer në pleqëri e prapë sa delet nuk shtohen..." ~ Fatmir Muja

Lexo të plotë: "SOFRA ~ 2" → Të gjitha shkrimet →

Video

Një dedikim për atë që me ditëlindjen e tij i ka bërë të bukura ditëlindjet tona. Faleminderit komandant që na bëre të gëzohemi në festën e jetës dhe me largimin nga familja jote na bëre të jemi afër familjeve tona e t’i shkruajmë këto fjalë falënderuese! Faleminderit, bacë Adem Jashari!

Lexo të plotë: "Urime ditëlindjen komandant" → Të gjitha shkrimet →

Kompasi

I ngulitur në Pikën që askujt s’i ngjan
Vizatoj rrathët që janë të ngjashëm
Çdo rreth i vogël mbetet brenda të madhit
Po nuk pati të brendshëm, s’mund të ketë të jashtëm
Nga pika filloj, tek pika mbaroj
Çdo gjë që rrethoj, nuk e kufizoj
Çdo rreth në botë e ka një mes
Siç e ka shpirtin çdo trup që vdes.

Lexo më shumë →

"Gjithçka nuk është e vërtetë, por e Vërteta është gjithçka." - F. Muja