Sophia

REFLEKTIM MBI PSIKOLOGJINË E TEOKRACISË

Kur dogma shndërrohet në ndjenjë dhe ndjenja bëhet pjesë e karakterit, e vetmja gjë që mund të fitosh nga përpjekjet për ta bindur atë që tashmë është në këtë gjendje, është humbja e kohës. Idhulli i lindur dhe i rritur në mendje, tashmë nuk mund të qendrojë në pozicionin fillestar, ashtu siç nuk mund të qëndrojë as fëmija nëntëmuajsh më tutje brenda mitrës, vetëm se dalja e një qenieje të njëjtë nga një qenie e njëjtë quhet lindje ndërsa dalja e një idhulli nga mendja quhet lindje e teokracisë.

NJË PORTRET PSIKOLOGJIK I POLITIKANIT MODERN

"...politikani mund të mos jetë i njerëzishëm, por nuk mund të mos jetë njerëzor, sepse dihet se asnjë qenie nuk mund ta zhbëjë thelbin e saj, prandaj çdonjëri nga politikanët, sado që mund të jetë shpërfytyruar nga lakmia dhe mania për pushtet, nëse nuk barazohet tërësisht me aksionin e tij politik, ka mundësi ta gjejë zemrën e tij të humbur, në mënyrë që të mos e përmbyll jetën e tij duke qenë rob i vetë pushtetit  që e ka ushtruar, e ushtron apo mendon ta ushtrojë. E ç’duhet pushtet më i madh kur me buzëqeshjen tënde nuk e gënjen shpirtin tënd dhe sytë e të tjerëve?!"

RELIGJIONI SI OPIUM DHE OPIUMI SI RELIGJION

Çdonjëri pranon se një farë e bimës ngjallet kur të jetë futur në tokë dhe të ketë kaluar një interval jo të shkurtër kohor, por jo çdonjëri mund të pranojë se kur të jetë futur vetë në dhe (bashkë me farën e tij), mund të ringjallet për të përjetuar një realitet tjetër. Njeriu që beson më shumë në farën e një lloji me zhvillim pakrahasueshmërisht më të ulët se zhvillimi i tij, religjonin mund ta përceptojë ose si sëmundje, ose si mundësi për të përfituar privilegj shoqëror dhe material. S’do mend se edhe sëmundja, edhe dëshira për privilegje janë të pranishme tek njerëzit që identifikohen me religjonin, ashtu siç nuk do mend se të njëjtat zënë vend edhe tek njerëzit që nuk identifikohen me të njëjtin.

NËSE KRIMINELI ËSHTË INJORANT, ÇFARË ËSHTË INJORANCA?

Thatësia mund të arrijë deri aty ku nuk arrin uji njëlloj si fshehtësia deri aty ku s’mund të arrijë dituria. Çdo gjë që nuk e dimë quhet fshehtësi dhe e tillë do të jetë deri në momentin që dija ta zbulojë.

A DUHET TE JESH I KEQ QË TË ÇMENDESH APO DUHET TË ÇMENDESH QË TË JESH I KEQ?

Të gjithë mbretërit që luftuan për të marrë token, i mori toka, por çmenduritë e tyre nuk u varrosën për t’u kalbur por për të mbirë tek pasardhësit, prandaj ne u bëmë lloji i vetëm në tokë që luftuam pamëshirshëm llojin tonë, diçka që nuk e bëri asnjë lloj shtaze me llojin e vet. 

"Gjithçka nuk është e vërtetë, por e Vërteta është gjithçka." - F. Muja