Ruh

NJË HERË…

Një herë njeriut iu dhurua bota.
Një herë  iu tregua sa rrugë i ka toka.
Një herë iu tha të gjitha janë të tuat por asgjë nuk ke.
Një herë erdhi nga dheu për të dëshmuar se ai s’është veç dhé.
Një herë iu mundësua të ngrihet mbi baltën e tij dhe të shikojë përtej vetes në mënyrë që të mbetet vetvetja. Një herë iu zbulua  se ai është vetë jeta. Kjo “një herë” është çasti në të cilin frymojmë tani dhe këtu.

ME EMRIN E TIJ

Kur era fryn dhe rrëmbyeshëm merr gjethet nga drunjët, asgjë s’mund të gjej tjetër veç Emrit të Atij që e di sa gjethe ranë mbi dhé e sa mbetën në drunj.  Kur fati më çon në shkretëtirat e kësaj bote dhe trupi më digjet nga etja, asgjë s’mund të më freskojë veç Emrit të Atij që ujin e ka bërë pikënisjen e çdo gjëje.

GOMARI QË BART LIBRA

Çfarë mund të përbëjë rrezik më të madh se sa guximi i mediokrit i cili shfaq trimërisht idetë e tij mediokre, dhe me këtë akt grumbullon shumë shpejt një numër marramendës njerëzish, të cilët e pasojnë atë për faktin se nuk e kanë të vështirë të arrijnë në shkallën e diturisë së tij, ose më qartësisht, për faktin se i bashkon e njëjta gjë: mediokriteti.

SHTATË DITËT DHE SHTATË QIEJT E NAMAZIT (2)

“Bëhu!” është fjala nga e cila u shfaq ekzistenca dhe gjalloi njeriu i parë i cili, ngaqë nuk kishte nënë, nuk e dimë nëse erdhi në botë me kërthizë apo pa të. Por, sido që të ketë ardhur, ai prapë ishte qenie që e kishte merituar nderimin jo për arsye të përbërjes së trupit nga uji e dheu, por se në qenien e tij fryu “Ai që ka krijuar qiejt dhe Tokën për gjashtë ditë, teksa Froni i Tij ndodhej mbi ujë...” (11/7).

SHTATË DITËT DHE SHTATË QIEJT E NAMAZIT (1)

Njeriu nuk mund të ndahet nga hija e vet ashtu siç nuk mund të ndahet as nga fati i tij. Ai është i detyruar të ekzistojë dhe rrugëtimi i tij në ekzistencë fillon pa dijen e tij. Sidoqoftë, ai është më i dijshmi në botën të cilën nuk e ka zgjedhur, por në të cilën është më i zgjedhuri.

FARA E NJERIUT

Një yll ndizet, një tjetër shuhet! 
Ekzistenca krijohet dhe shkatërrohet në të njëjtën kohë.
Lindja e diellit, edhe pavetëdije, të bën ta ndjesh një fillim, e perëndimi i tij, një fund.

A DO T’IA DINIM VLERËN SHPIRTIT SIKUR TA BLINIM ME PARA?

Duke u përpjekur ta zotërojmë botën para se ta zotërojmë veten, harruam se ç’do të thotë prania e vetes në botë.

NDARJA DHE DHIMBJA

 Aty ku fillon largësia, aty fillon ndarja. Largësia në kuptimin fizik i ndanë veç trupat. Largësia në kuptimin tejfizik i ndanë shpirtrat. Largimi sjell ndarjen e ndarja dhimbjen...



 

"Gjithçka nuk është e vërtetë, por e Vërteta është gjithçka." - F. Muja