U NISA!

U nisa sot drejt zemrës sate për ta gjetur zemrën time!
U nisa sot drejt qendrës, për t’i parë periferitë!
Malli i krejt jetës u shfaq sot në qeniet tona!
Koha dhe hapësira i ndajnë të dashuruarit vetëm me trup
Le të vdesin trupat, të mos e përjetojnë më ndarjen
Që nisja dhe arritja të bëhen Një!
 



Fatmir Muja
10.11.2010



 

"Gjithçka nuk është e vërtetë, por e Vërteta është gjithçka." - F. Muja