SECILIT TEK TI I PËLQEJNË VETËM SHIJET E VETA

Egoja është e vetmja barrë
Që edhe pse s’na duhet, në udhëtim e kemi marrë
Edhe kur s’mund ta mbajmë, vazhdojmë ta tërheqim zvarrë
Edhe pse i takojmë Të Tërës, vazhdojmë ta shohim të ndarë
Zemra është Qendra e Jetës, egoja është periferia
Ajo e sheh të ndarë zemrën nga Dashuria
Ajo është perde midis zemrës dhe Realitetit
Ajo vazhdon t’i shoh valët të ndara prej Detit
Ajo vazhdon ta shoh dheun të ndarë nga Toka
Ajo jeton me prirjen që të pëlqehet nga bota
Dëshira për t’u pëlqyer është mosnjohje e vetes
Gënjeshtra gjithnjë shërbehet me Fjalët e Të Vërtetës
E vërteta që dhemb, brenda e ka ilaçin
Të lumtur nuk të bëjnë as gjërat që të kënaqin
Nga tjetri kur pëlqehesh, kujto ç’është e vërteta
Secilit tek ti i pëlqejnë vetëm shijet e veta.



fatmirmuja.al
fatmirmuja.com

"Gjithçka nuk është e vërtetë, por e Vërteta është gjithçka." - F. Muja