NUK MUND TË JESH I MADH AQ SA DUKET HIJA JOTE

Zotrote!
Nuk mund të jesh i madh aq sa duket hija jote
Hijet duken të mëdha nga drita që hëna përcjell
Por ama madhësitë e tyre humbasin kur vjen dita me diell
Edhe maces në dritëhijet e natës vetja mund t’i duket si luan
Por ajo s’mashtrohet nga hijet dhe veten për mbret s’e mban
Kur bërtet luani, zemra edhe bjeshka tundet       
Sepse britma zërit të tij edhe i shkon, edhe mundet
Por ama kur bërtet macja, as nuk mundet, as nuk i shkon
Zëri i saj i shtirur veç minjtë brenda vrimave i frikëson.



~ www.fatmirmuja.al ~ www.fatmirmuja.com ~



 

"Gjithçka nuk është e vërtetë, por e Vërteta është gjithçka." - F. Muja