NUK MUND TA SHOHËSH JASHTË TEJE, ATË QË S’E SHEH BRENDA VETES

“Pse nuk jam i lumtur o Mjeshtër?
Pse gjërat i dëgjoj e i shoh e prapë lumturinë si të tjerët s’e njoh?”
“Sepse të tjerët o zotni, ndryshe nga ti, në çdo gjë shohin bukuri e mirësi.”
“E pse unë nuk e shoh bukurinë e mirësinë në çdo gjë o Mjeshtër i Jetës?
“Sepse nuk mund ta shohësh jashtë teje, atë që s’e sheh brenda vetes.
Derisa veç do të shohësh e nuk do të njohësh,
do t’i ngjash mizës që dita i shkon mbi xham duke u përplasur
edhe pse gjysmën e dritares e ka të hapur.”



fatmirmuja.al
fatmirmuja.com

"Gjithçka nuk është e vërtetë, por e Vërteta është gjithçka." - F. Muja