DASHURIA ËSHTË E VETMJA QË DYSHIN E BËN NJË, PA HEQUR DHE SHTUAR TEK DYSHI ASGJË.

Ç’kemi?
Meqë jemi këtu dhe kështu si jemi,
Doja të ta kërkoja një nder të vogël
A mund të ma bësh një vend në zemrën tënde?
Sepse duke më mbajtur në zemër gjithë jetën
Nuk mund të më lëndosh mua pa e lënduar veten
Dhe kështu do të ishim gjithmonë të ruajtur
Madje do vuanim bashkë nëse patjetër duhet vuajtur
Si të duash ti, jo domosdoshmërisht duhet ta bësh këtë gjë
Por ama dashuria është e vetmja që dyshin e bën një
Pa hequr dhe shtuar tek dyshi asgjë.



fatmirmuja.al
fatmirmuja.com

"Gjithçka nuk është e vërtetë, por e Vërteta është gjithçka." - F. Muja