PËR SHKAK SE U SHPOVE NË GJEMBA, MOS E SHKEL TRËNDAFILIN!

Për shkak të shijes së hidhur, mos e hidh eliksirin
Për shkak të një hallke të ndryshkur, mos e këput gjithë zinxhirin
Për shkak se u shpove në gjemba, mos e shkel trëndafilin
Të dobëtit hakmerren, të fortët falin, te mençurit shpërfillin
E të urtët jetën e tyre me keqbërjen e askujt s’e lidhin.



fatmirmuja.al
fatmirmuja.com

"Gjithçka nuk është e vërtetë, por e Vërteta është gjithçka." - F. Muja