SI ÇDO I DASHURUAR, EDHE UNË PËRGJIGJEM JO ME MENDJE POR ME ZEMËR

Si je?
Mirë jam edhe pse fjala “mirë” është e varfër si të gjitha fjalët
Se zemra ime e mban atë që s’pranuan ta mbajnë as qiejt, as Toka me malet
Dhe si çdo i dashuruar, edhe unë përgjigjem jo me mendje por me zemër,
Mund të më thrrisni me të gjithë emrat, sepse unë jam i paemër
Të biesh në dashuri pesë herë në ditë,
Të shkosh në Muaj të Mjaltit çdo vit,
Ta fillosh ditën me falënderim dhe ta mbarosh me mëshirë,
Nuk ke si të jesh ndryshe, veç MIRË!



 



 

"Gjithçka nuk është e vërtetë, por e Vërteta është gjithçka." - F. Muja