NUK KA MBRETËRI MË TË MJERË SE AJO KU NUK DUKET GJË TJETËR VEÇ MBRETIT

I madh je për Zotin!
Madje, aq i madh sa ndonjëherë ndjej keqardhje për madhësinë tënde
Sepse nuk ke qenë edhe aq i vogël sa ta bësh veten kaq të madh, po nejse…
Pse të mos jesh i madh ti kur me “ti” pothuajse askush nuk të thërret
Je mbret, dhe si rëndom, çdo mbret robërohet nga mbretërimi i vet
Por ama ka diç tjetër më të ndjerë se kjo o hirësia juaj, prijës i miletit,
Nuk ka mbretëri më të mjerë se ajo ku nuk duket gjë tjetër veç mbretit. 



 

"Gjithçka nuk është e vërtetë, por e Vërteta është gjithçka." - F. Muja