ZEMRAT NUK MUND T’I RUASH POR VEÇ T’I DASHUROSH

Brenda qenies sime të pata qepur për të të ruajtur
Se s’doja që mungesa jote të më bëjë të përvuajtur
Por penjtë e fatit u këputën dhe ti u largove afër për të ngelur
Edhe pse s’ta zura rrugën, sërish duke ecur më ke shkelur
Atëherë e kuptova që një zemër e mbyllur vdes brenda vetes
Dhe veç një zemër e hapur mund t’i thotë PO jetës
Të fshihesh e të ruhesh do të thotë të mos jetosh
Zemrat nuk mund t’i ruash por veç t’i dashurosh
Shpirti sado të shpaloset, mbetet veç Fshehtësi Hyjnore
Dhe kurrë nuk mund të përmbushet nga të bëmat njerëzore
Në tokë e varrosa perin, në det e hodha gjilpërën
Kuptova se jam një copëz, por që jam bërë për Të Tërën.

"Gjithçka nuk është e vërtetë, por e Vërteta është gjithçka." - F. Muja