MUND TË PISH AQ SA KE ETJE E JO AQ SA KA UJË

O rrugëtar!
Shpirti im është i paanë dhe mes nuk ka
Për mua mbetesh asgjë nëse nuk je gjithçka
Për mua mbetesh gjithçka nëse je asgjë
Gabon nëse pohon se gabime s’do të bësh më
Gabimet janë pjesë e përsosmërisë së përjetshme
Në kërkim të ujit gjithnjë janë qeniet e etshme
Kur zemra të jetë freskuar, qenia nuk ka rrëmujë
Mund të pish aq sa ke etje e jo aq sa ka ujë
Mosrënia në gabim, s’iu dha asnjërit prej nesh
Sado të pish tani, më vonë etje do të ndjesh
Ujin e njëjtë e pimë, rrugëtimi nuk mbaron me kaq
Por ca mbetemi rrugëtarë e ca të tjerë rrugaçë.



 

"Gjithçka nuk është e vërtetë, por e Vërteta është gjithçka." - F. Muja