PADITURI S’DO TË THOTË TË MOS DISH, POR TË DISH NË MËNYRË TË GABUAR

O ti shpirt që në Oqeanin e Dijes je zhytur
Veten e sheh si të shpëtuar, të tjerët të shohin si të mbytur
Por mbytja është shpëtim nga dhimbjet që mendon se të tjerët t'i shkaktuan
Ata që me diturinë e tyre u lavdëruan, në budallenj përfunduan
Hijet që të trembin janë shfaqje që drita i mundëson
Edhe hija më e frikshme veç ekzistencën e dritës dëshmon
Kur zemrës i mungon Drita, syrit çdo gjë i shfaqet e errësuar
Padituri s’do të thotë të mos dish, por të dish në mënyrë të gabuar



 

"Gjithçka nuk është e vërtetë, por e Vërteta është gjithçka." - F. Muja