JETA S’ËSHTË NYJE QË DUHET ZGJIDHUR, POR FSHEHTËSI QË DUHET JETUAR

Engjëjt për ty janë përulur dhe në shërbim ke Universin e Tërë
Ti je shfaqur në ekzistencë, Tokën dhe Qiejt të bukur për t’i bërë
Qenia jote brenda vetes i ka takuar gjithë botët
Zemra ta ruan Dashurinë ashtu siç t’i ruan syri lotët
Mjafton të tundohesh nga ndjenjat, sytë si burime shpërthejnë
Të vdekura janë ato zemra që rrahin por nuk ndjejnë
Për të mos e humbur jetën diçka nga jeta duhet humbur
Po përderisa ti ekziston, asgjë nuk është e pamundur
E pamundura ekziston derisa kufijt e  të mundurës nuk i ke kaluar
Jeta s’është nyje që duhet zgjidhur, por fshehtësi që duhet jetuar.



 

"Gjithçka nuk është e vërtetë, por e Vërteta është gjithçka." - F. Muja