E VËRTETA NUK VDES, GËNJESHTRA NUK JETON

Ore, je në terezi ti apo si e ke hallin?
Ndarja të mallëngjen, takimi ta shton mallin
Largësia të lëndon, afërisa s’të shëron
E pakta të tepron, teprica s’të mjafton
Fjala të hidhëron, heshtja s’të gëzon
Të tjerët i shan, veten nuk e lavdëron
Me të gjithë je mik, asnjë mik s’e ke
Të gjithë të kanë armik, armik i askujt s’je
Haptazi të mohojnë, fshehurazi të pohojnë
Me fjalë të përqeshin, në heshtje të lavdërojnë
Edhe pse të shajnë, në zemra të mbajnë
Ditën me ty qeshin, natën për ty qajnë
Po ç’është puna jote na thuaj aman
Se uji pilafin më nuk po na e mban
A mund të na thuash me dy fjalë a tri,
Si mund të jetosh veç me kundërshti?
Po mor’po!
Çfarë kam thënë me heshtje, po e them me zë:
“Për ta kuptuar në është e rreme një gjë,
Vështro nëse ka Dashuri në të!
E vërteta nuk vdes, gënejshtra nuk jeton
Veç nëpërmjet dritës, hija ekziston
Dhe çdo kundërshti është veç harmoni
Nëse gjërat bëhen me Dashuri.”



 



FATMIRMUJA.AL
FATMIRMUJA.COM 
2016



 

"Gjithçka nuk është e vërtetë, por e Vërteta është gjithçka." - F. Muja